Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi të premten një takim me fituesit e anketave sportive “10 sportistët më të mirë të vitit”, nga vitit 1957 deri më sot.
Mes sportistëve e atletëve të shquar e kampionëve të disiplinave të ndryshme, Meta vuri në pah arritjet dhe vlerat e tyre ndër vite, rëndësinë e tyre për rritjen e imazhit të Shqipërisë e shqiptarëve në botë.
Ne ndihemi krenar për ju, tha kreu i shtetit, sepse ju keni demonstruar se çfarë mund të arrijë një vend modest, duke i treguar gjithë botës, që në sport nuk ekzistojnë të mëdhenj e të vegjël.
Duke iu referuar vitit 2018, si viti mbarëkombëtar i Skënderbeut, Meta uroi sportistët për sa më shumë medalje në këtë vit të shënuar./abcnews.al