Meta: Sot një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve

schedule10:10 - 10 Korrik, 2019

schedule 10:10 - 10 Korrik, 2019

Presidenti Ilir Meta ka takuar homologun e Maqedonisë së Veriut e Stevo Pendarovski. në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale Kreu i Shtetit shprehet se: “ Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky moment mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut”.

Ndërkohë kreu i shtetit  theksoi se: “Sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhjeje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Postimi i plotë i Kreut të Shtetit

Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky moment mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhjeje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!