Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta si Berisha për dosjen e lobimit në SHBA: Basha ka një problem madhor ligjor

schedule21:50 - 24 Janar, 2022

schedule 21:50 - 24 Janar, 2022

Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme ka sulmuar sërish kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për dosjen e lobimit në SHBA, por edhe lëvizjet politike në opozitë.

Kreu i shtetit i referohet takimit midis kreut të PD-së Lulzim Basha dhe Presidentit Donald Trump, një foto e mundësuar nga lobimi i Nicolas Muzin, që përfundoi në hetim në Tiranë.

Pikërisht për këtë cështje, Basha është akuzuar në muajt e fundit edhe nga Sali Berisha pas nisjes së konfliktit mes tyre.

Basha ka një problem madhor ligjor me një foto që ka bërë me Presidentin e SHBA dhe për të njëjtën arsye ai sot i mban ison “Gruas së Bilalit”.

Për z.Basha une jam perpjekur t’i qendroj afer dhe ta ndihmoj duke i treguar te gjitha rruget per ta shpetuar nga rruga qe ai ndoqi.

Tani e kam te pamundur ta ndihmoj me sepse e paralajmerova qe me “oren”, me bojkotin e reformes ne drejtesi, me cadren, me djegien e mandateve, me zerimin e pushtetit vendor, me prishjen e marreveshjes se 5 qershorit e shume te tjera dhe ai nuk me degjoi. Tani le te vazhdoje rrugen qe ka zgjedhur.

Lulzim Bashën, unë e kam kuptuar herët, për marrëdhënien armiqësore që ai, ka me të vërtetën.

Ai ka bërë të kundërtën e asaj që i kam kërkuar dhe që është e drejta, duke nisur që nga bojkoti i zgjedhjeve, çështja e Teatrit Kombëtar si dhe prishja  marrëveshja së 5 qershorit, i cili mori udhëzimin për prishjen e kësaj marrëveshje” tha Meta te Vizion Plus./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!