Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të dytë këtë të premte në lidhje me çështjen e debatit të madh për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Kreu i shtetit ka shpërndarë në profilin e tij një status të Komisioneres së Bashkimit Europian për Kulturën, Mariya Gabriel, e cila mbështet mbrojtjen e godinës së teatrit.
LEXO edhe: Denoncimi i anëtarit të Këshillit Bashkiak, Meta: S’mund ta besoj që dhe kjo ka ndodhur
Meta në postimin e tij thekson se duhet të dëgjohet zëri i vërtetë i Europës./abcnews.al
Dëgjoni zërin e vërtetë të Europës! https://t.co/4OkSVCoFb7
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) May 15, 2020

