Një ditë pasi dorëzoi Presidencën te Bajram Begaj, kreu i ri i shtetit, Ilir Meta është shfaqur bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
“Një horizont i ri plot dritë e shpresë!” shkruan Meta në foton e publikuar në Facebook.
Meta përfundoi dje mandatin e tij 5-vjeçar si president i Republikës, dje më 24 korrik. Ai u zgjodh kryetar i shtetit në korrik të vitit 2017, si propozim i socialistëve. Por shumë shpejt gjërat do të ndryshonin. Ata që e votuan do të ktheheshin në kundërshtarët e tij.
Lexo edhe: Pesë vitet e Ilir Metës si president opozitar
Drejtimi i Presidencës është shoqëruar me përplasje të forta mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. PS inicioi shkarkimin e tij dhe e miratoi, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi poshtë.
Sikurse e ka paralajmëruar, Meta do t’i rikthehet politikës aktive dhe pritet që të marrë drejtimin e LSI.
g.v/abcnews.al