Gjykata Kushtetuese këtë të enjte do të zhvilloje seancën e radhës për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Seanca ka nisur me parashtrimet që bëjnë përfaqësuesit e presidencës. Përfaqësuesi ligjor i presidentit Meta, Bledar Dervishaj është shprehur se çështja ka nisur në maj të 2021, ku kreu i shtetit ka parashtruar përmes një shkrese dhe qëndrimet dhe kundërshtimet e tij.
“Çështja fillon në maj, të 2021 kur filluan procedurat. Presidenti i Republikës për nisjen e këtij procesi në Kuvend, ka mbajtur komunikim shkresor me Kuvendin, qëndrimet, kundërshtimet, kërkesat dhe këshillimet, që të mos binte ndesh me parimet kushtetuese
Në asnjë paragraf në kërkesën e deputetëve që iniciuan, në asnjë paragraf të seancës dhe parashtrimeve që u mbajnë në seancës, nuk është arritur të artikulohet asnjë dispozitë apo akt i vetëm i presidentit që mund të ishte shkelur rëndë Kushtetuta”, ka thënë ai./abcnews.al