Meta: Sa herë kollitej Doktori, Nano largohej nga Tirana! E falenderoj se e kam pasur shofer…

schedule21:18 - 11 Shkurt, 2021

schedule 21:18 - 11 Shkurt, 2021

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar mbrëmjen e sotme deklaratat e ish-kryeministrit Fatos Nano i cili ngriti akuza ndaj tij dhe ish-kreun e PD Sali Berisha.

Gjatë një interviste në Syri Tv, Meta deklaroi se kurrë nuk ka dhënë shembullin e një zyrtari që braktis institucionet kur sulmohen me armë dhe nuk shkon në buzuqe kur ndodhin fatkeqësi kombëtare.

“Sa herë kollitej Doktori, Nano largohej nga Tirana. Unë kurrë nuk kam dhënë shembullin e zyrtarit të lartë, i cili braktis institucionet kur ato sulmohen me armë dhe as nuk kam shkuar ne kazino dhe buzuqe kur ndodhnin fatkeqësi kombëtare.

Si karakter ai mbetet një ordiner por se çfarë e shtyu t’i bënte qokën e radhës kryeministrit këtë une nuk mund ta di. I jam mirënjohës që kur e kam pasur shofer, nuk më ka aksidentuar”, tha Meta./mv.abcnews.al