Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Meta rrëfen 21 janarin e tij/ Rrëfimi nga qelia: Rrëmuja u organizua më parë

schedule15:26 - 28 Janar, 2026

schedule 15:26 - 28 Janar, 2026

Ilir Meta, nga qelia pretendon se protesta e 21 Janarit 2011, ku humbën jetën katër persona, duke u shfajesuar se nuk ishte një reagim spontan ndaj videos së publikuar më 11 janar, ku ai shfaqej duke bërë pazare me Dritan Priftin, por një ngjarje e parapërgatitur.

“Nëse populli do të ishte revoltuar realisht për atë montazh të stërprovuar më 11 Janar, do të kishte dalë që atë natë në rrugë. Ja maksimumi ditën tjetër. Por 21 Janari ndodhi vetëm 10 ditë pas publikimit,” -shkruan Meta.

Videon me Dritan Priftin, Ilir Meta e quan të montuar.



“Montazhi i 11 Janarit nuk ishte aspak i papritur për mua dhe disa të tjerë. Problemi nuk ishte kush ishte në video, por vërtetësia e bisedës dhe montimet e bëra” vijon ai.

Megjithatë, Meta i quan vrasjet e 4 personave “viktima të pafajshëm”, ai nuk përmend momentet e ekzekutimit të tyre, që në fakt u urdhëruan dhe nuk ishin vrasje aksidentale.

Meta thotë se sulmuesit në protestën e 21 Janarit nuk ishin anëtarë të Partisë Socialiste, por persona të rekrutuar për të shkaktuar dhunë.

“Nuk ishin socialistët që sulmuan me dhunë Kryeministrinë. Socialsitët ishin te ura e Lanës dhe përtej. Por ishin të rekrutuarit dhe të importuarit që për 3-4 orë sulmuan pa rreshtur policinë” thekson Meta.

Ngjarja e 21 Janarit 2011 la pas katër viktima dhe mbetet një nga episodet më të rënda të përplasjes politike pas viteve ’90, ndërsa hetimi për përgjegjësit mbetet në duar e SPAK, që deri më tani, ka marrë në pyetje  zyrtarë të lartë të kohës kur u dhanë urdhër për të qëlluar Portestuesit. Në pyetje është marrë, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe me vet ofrimin e tij edhe Ilir Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!