Meta: Renditja e Shqipërisë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga FMN, fakt alarmant

schedule11:52 - 22 Tetor, 2021

schedule 11:52 - 22 Tetor, 2021

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të FMN që e rëndit Shqipërinë si vendi me vdekshmërinë më të lartë në Evropë për shkak të Covid 19.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se të dhëna të tilla janë fakt alarmant për vendin tonë.

Ai i ka bërë thirrje, Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët.

Ndër të tjera ai thekson se jemi akoma në valën e pandemisë dhe ndërhyrjet përmirësuese dhe korrigjuese të masave antiCovid duhet të ndërmerren sa më parë.

“Renditja e Shqipërisë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19 sipas FMN, është një fakt alarmant, që duhet të merret shumë seriozisht, për më tepër që vendi ynë është ende me moshë mesatare më të re të popullatës krahasuar me vendet e tjera të BE.

I bëj thirrje, Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët.

Duhen zbuluar dhe eliminuar pikat e dobëta dhe duhet ndërhyrë urgjentisht për të parandaluar këtë shkallë të lartë të humbjeve të jetëve.

Jemi ende në valën e pandemisë dhe ndërhyrjet përmirësuese dhe korrigjuese të masave antiCovid duhet të ndërmerren sa më parë”, shkruan Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!