Në konferencën e përjavshme për mediat presidenti Ilir Meta ka reaguar edhe për aktakuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët akuzohen për krime lufte.
Meta ka theksuar se ky është një moment sfidues dhe duhet të përballohet me urtësi jo vetëm nga Thaçi dhe Veseli, por nga të gjithë. Nga ana tjetër kreu i shtetit i ka cilësuar provokative aktakuzat e ngritura.
LEXO EDHE: Reforma në Drejtësi, Meta: I kam dërguar Ruçit shkresën zyrtare për t’u takuar pas të hënës
“Aktakuzat ndaj shkëlqesisë së tij Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit. Ky është një zhvillim mjaft sfidant i cili që do të përballohet me shumë urtësi, unitet por edhe largpamësi, jo vetëm nga ata të dy, por nga të gjithë. Kjo nuk është sfidë e tyre personale, por do të përballohet jashtë kalkulimeve afatshkurtra nga e gjithë klasa politike në Kosovë. Kjo nuk është aktakuza e parë ndaj udhëheqësve politikë në Kosovë, ku pala që donte të fitonte mbi dinjitetin njerëzor e ka kthyer në një strategji të sajën njollosjen e UÇK por edhe dëmtimin e shtetit të Kosovës, pavarësia e cilit është njohur nga gjykata e drejtësisë por ka treguar se është një faktor stabiliteti. Jam i sigurt që ata do ta përballojnë me mjaft dinjitetin njerëzor këto akt provokat”, tha Meta.
Presidenti i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetares së Abc Neës, Erneta Shevroja lidhur me ftesën e Behgjet Pacollit për një tryezë bisedimesh drejtuar atij dhe kryeministrit Rama, ku pjesë të ishin dhe anëtarët të tjerë nga faktori shqiptar.
“Nuk është koha për protogonizma, së dyti Kosova është një shtet i pavarur, ka institucionet e saj, dhe ka treguar se momente dhe kriza të vështira i zgjidh dhe më mirë se ne, unë jam i hapur për tu takuar me udhëheqësit shqiptarë kudo që janë, por në momente sfidash unë kam parë dhe jam i sigurt se e rrisin përgjegjësinë e tyre”, tha Meta./abcnews.al