Meta-Ramës: Hiq dorë nga lojërat me Kodin, mblidh forcat dhe prano humbjen me dinjitet

schedule12:53 - 2 Tetor, 2020

schedule 12:53 - 2 Tetor, 2020

Gjatë komunikimit me gazetarët presidenti Ilir Meta këtë të premte është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk e merr dot mandatin e tij në rast se listat hapen.

Meta është shprehur se tashmë ka ardhur koha që Edi Rama të heqë dorë nga lojërat e tij dhe të mbledhë forcat dhe të ketë dinjitet për të pranuar humbjen.

Të heqë dorë nga lojërat me Kodin. Meqë kishte merakun e listave të hapura, të hapë listat. E dini pse nuk hap listat? Se e di shumë mirë që del jashtë kontrollit PS, se do të votojnë socialistët dhe jo biznesmenët, por sepse ai nuk del deputet. Jo ta vëjë veten në 4 qarqe por në 12. Unë këtu s’kam lidhje, por jam kreu i shtetit.

Negociatat s’hapen po su bë kjo po su bë ajo… hapet shampanja. Duhet të marrë fund kjo gjë. Në politikë humbet si kudo. Është koha të mbledhë forcat dhe të ketë dinjitet për të pranuar humbjen. Unë i ndaj çështjet, ça është personale ça është personale, çfarë është politike është politike. Të ishte personale nuk bëja kurrë unë koalicion unë me të, me ato poshtërsi që ka bërë ai”, ka thënë Meta.e.su./abcnews.al