Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur nga Senatori Republikan, Ron Johnson.
Ron Johnson është gjithashtu edhe Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën Komisionit për Europën.
Meta është shprehur se beson në angazhimin e SHBA në Ballkanin Perëndimor si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.
” Një pritje e ngrohtë në Senatin Amerikan nga Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën-Komisionit për Europën, Senatori Republikan, z.Ron Johnson.
Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor”, tha Meta përmes një statusi në facebook./abcnews.al