Meta: Prioritet çelja e negociatave dhe menaxhimi i situatës së pandemisë

schedule13:34 - 6 Korrik, 2020

schedule 13:34 - 6 Korrik, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta në deklaratën e tij për mediat këtë të hënë ka theksuar se është e rëndësishme që autoritetet dhe të gjithë të fokusohemi në menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia dhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Kreu  i Shtetit theksoi se shmangia nga prioritetet kryesore që do frenonin përhapjen e COVID-19 do të ishte përgjegjësi mjaft serioze, pasi e para kushton jetë njerëzish dhe e dyta i kushton vendit për realizimin e ëndrrës së përbashkët të shqiptarëve.

LEXO DHE: Meta i shqetësuar për ecurinë e pandemisë: Duhet një strategji e re

Të mos nënvleftësojmë marrjen e masave edhe më rigoroze për përballimin e pandemisë, pasi mund të kthehet në kërcënim edhe më të madh në ditët që vijnë dhe për t’u angazhuar të gjithë për plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE. Presidenca gjermane është mundësi e rëndësishme për ne që gjatë 6 muajve të ecim para të tregojmë vullnet e vendosmëri për përballimin e kushteve dhe çdo tension artificial që shmang vëmendjen nga këto prioritete do të ishte përgjegjësi mjaft serioze, e para kushton jetë njerëzish dhe e dyta i kushton vendit për realizimin e ëndrrës së përbashkët të shqiptarëve”, tha Meta.

Meta gjithashtu ka theksuar se do të mbledhë nëse është e nevojshme sërish Këshillin e Sigurisë, por paraprakisht ka kërkuar që të zhvillojë një takim me ministren  e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Kam kërkuar një takim zyrtar me ministren e shëndetësisë dhe besoj sa më shpejt do e realizojmë në mënyrë që të gjykojmë së bashku se cila do jetë mbështetja më e madhe që mund të japë presidenti. por çdo qytetar duhet të sillet vetë në mënyrë më të përgjegjshme, të kujdesshme për jetën e tij, të familjarëve, miqve kudo që jeton e punon pasi duket që ka një shkujdesje që ka sjellë një përkeqësim të treguesve dhe kjo nuk na ndihmon të hapemi as me vendet e BE. Nëse do jetë e nevojshme një mbledhje e tillë patjetër që do jetë institucioni i gatshëm për të bërë një gjë të tillë. Duhet më shumë transparencë, profesionalizëm dhe masa për mbrojtjen e personelit shëndetësor i cili është në vijën e parë të përballjes me këtë pandemi”, deklaroi Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!