Meta pret në zyrë Grenell: Vlerësoj angazhimin për forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

schedule13:09 - 9 Nëntor, 2021

schedule 13:09 - 9 Nëntor, 2021

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrën e tij ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Përmes një postimi në rrjete sociale Meta vlerëson angazhimin e Grenell, për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Është gjithmonë kënaqësi të takosh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësohet shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkruan Meta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!