Meta pret në Presidencë ekipin e mjekëve italianë, i pranishëm edhe ambasadori Fabrizio Bucci

schedule14:08 - 11 Gusht, 2020

schedule 14:08 - 11 Gusht, 2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar strukturat tona shëndetësore me qëllim arritjen e rezultateve më efektive në luftën me pandeminë e rrezikshme COVID-19.

Meta pasi u njoh me asistencën konkrete të ofruar prej tyre për stafet mjekësore të spitaleve COVID 1, COVID 2 dhe spitalin e Shkodrës, theksoi se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër pandemisë, kësaj sfide të përbashkët, është mëse i domosdoshëm, me qëllim rikthimin sa më parë në normalitet.

Kreu i Shtetit gjithashtu e falënderoi me mirënjohje ekipin e mjekëve dhe infermierëve italianë për ndihmën tepër të vlefshme dhe bujare të ofruar në këto momente të vështira, dhe u shpreh se “shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidaritet vëllazëror, që e forcon edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë”, u shpreh ai.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!