Presidenti Ilir Meta priti në një vizitë zyrtare një delegacion me përfaqësues të stafeve drejtuese të Senatit dhe Kongresit Amerikan, si dhe këshillit të atlantikut, kryesuar nga Damon Wilson. Pasi i njohu ata me situatën aktuale në vend duke vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së, Meta ka diskutuar me delegacionin amerikan mbi zgjidhjen e krizës së brendshme, zbatimin e reformës në drejtësi duke u mbështetur në parashikimet Kushtetuese si dhe për rolin që Shqipëria ka në rajon si faktor kyç për stabilitetin. /ABC news Albania 24/7
Meta pret delegacionin e përfaqësuesve të senatit dhe Kongresit Amerikan
schedule11:40 - 28 Maj, 2019
schedule 11:40 - 28 Maj, 2019