Meta pret ambasadorin e ri të OSBE: Të luani rol të rëndësishëm në mbështetjen e reformave strategjike

schedule12:35 - 18 Nëntor, 2020

schedule 12:35 - 18 Nëntor, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco. Mes të tjerash, ai e ka uruar për mandatin e sapo nisur në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Meta thekson se gjatë takimit është shprehur se kërkuar “Prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështetje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit”.

Postimi

Pata kënaqësinë të prisja në një takim Kryetarin e ri të Pranisë së OSBE-së, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco dhe t’i uroja suksese me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri.
Vlerësova rëndësinë e OSBE-së për Shqipërinë, si Organizata e parë shumëpalëshe në të cilën aderuam pas rënies së komunizmit, si dhe kontributin ndër vite të saj në drejtim të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë.
Theksova se Prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit, forcimit të institucioneve të pavarura, respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit e korrupsionit.

Pata kënaqësinë të prisja në një takim Kryetarin e ri të Pranisë së OSBE-së, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco dhe t’i…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, November 18, 2020