Meta: Palët të mbyllin Reformën Zgjedhore me konsesus në 31 Maj, pastaj shpall zgjedhjet

schedule13:30 - 29 Maj, 2020

schedule 13:30 - 29 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar gjatë konferencës për shtyp se pret që palët të bien në konsensus për të përmbyllur Reformën Zgjedhore në datë 31 Maj.

Ai shprehu vendosmërinë se do të dekretojë këto ndryshime për të dhënë një lajm të mirë për qytetarët, si dhe miqtë ndërkombëtarë.

“Kodi Zgjedhor dhe rekomandimet e OSBE, jam i kënaqur që ka përparime. Mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe në 31 maj të përmbyllen të gjitha ndryshimet që kërkojnë dhe menjëherë si president do t’i firmos këto ndryshime për të dhënë një lajm të mirë për qytetarët dhe ndërkombëtarët”, tha Meta.

Ai tha se me miratimin e reformës zgjedhore ai do të shpall ditë e zgjedhjeve të ardhshme brenda hapësirës ligjore që i jep kushtetuta e ligji. Meta tha se këtë do e bëjë pa u konsultuar me paritë dhe kush të dojë le të futet në zgjedhje.

“Po bëj të qartë se në të hapësirën kohore që kodi do më lejojë,  i miratuar me konsensus apo jo, në hapësirën që më jep Kushtetuta do të bëjë shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme, të ardhshme menjëherë pa u konsultuar me asnjë parti pasi jam i sigurt që të gjithë mezi po presim. Dekreti i presidentit është shumë i qartë, firmos dhe kushdo të hyjë në zgjedhje kush nuk do të mos hyjë është problemi i tij”, tha Meta.

LEXO EDHE: Meta: Me konsensus apo jo, do shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve

Meta kujtoi ligjet e kthyera në Kuvend gjatë kësaj jave duke i tërhequr vëmendje Kuvendit për shkelje të parimit të konkurrencës sipas kodit detar, por edhe të shkeljes së parimit të gjuhës shqipe.

“Gjatë kësaj jave ka vazhduar kërkesa për shpallje për 8 ligje të Kuvendit të Shqipërisë, prej të cilëve janë shpallur 3.

Dy janë kthyer për rishqyrtim në Kuvend. Fusha e aktiviteteve të Turizmit Detar duhet të sigurohet në një legjislacion të sigurt. Përdorimi në gjuhë të huaj i shkronjave që alfabeti jonë nuk e njeh, shkel parimin e gjuhës shqipe.

Edhe për ligjin për shtesën e koncesioneve është konstatuar se procedura e kryer anashkalon konkurrimin duke hyrë në marrëdhënie vetëm me një subjekt. Këto shkelje janë cenim i kodit detar.

Përveç arsyeve të dhëna në dekretin e presidentit Kuvendit duhet të shqyrtojë shqetësimet e ngritura.

Ka vazhduar procedura për plotësimin e vakancave ne Gjykatën e Lartë. Kam falenderuar Europa Nostran dhe kemi rënë dakord për nisjen e një hetimi ndërkombëtar por edhe për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Pas furtunës që u ngrit javën e kaluar kam bërë transparente përpjekjet e mia për integrimin e Shqipërisë. Përpjekjet e mia që ky moment ta gjente vendin më të bashkuar u minua. Unë do të kaloj më pak kohë me Tiranën politike dhe do i përkushtohem Shqipërisë së qytetarëve.

Zhvillimi i fundit në Kosovë pritje. Nënvizoj se si presidenti Shqipërisë kam respektuar kushtetutën e Kosovës”, tha Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!