Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta premton Referendum: Instrumenti që populli do e përdor sa herë t’ju dojë qejfi

schedule11:36 - 5 Gusht, 2022

schedule 11:36 - 5 Gusht, 2022

Ish-Presidenti Ilir Meta ka premtuar se gjëja e parë që do të bëjë Partia e Lirisë është që të bëjë të mundur ligjin për Referendumet.

Meta e ka cilësuar Referendumin si një instrument që do i jepet popullit për të ndëshkuar politikanët dhe për të vetë bërë politikë.

Mes të tjerash, Meta ka shtuar se do të bashkëpunojë me të gjithë për të përmbushur misionin e tij për Referendumin.

“Do bëjmë të mundur ligjin për Referendumet. Kjo është kryesorja. Pastaj kjo do të jetë instrumenti që populli do e përdor sa herë t’ju dojë qejfi. Kur shikon se politikanët nuk e bëjnë detyrën. Sovrani mbledh firmat dhe i palos. Populli vetë do të bëhet edhe politik bërës përveçse ndëshkues. Nëse qeveria punon mirë populli s’ka nevojë për referendum. Por Referendumi do bëhet me se nuk bën. Do bashkëpunoj me të gjithë pa asnjë paragjykim. Është ora të bashkohemi me këtë çështje.” tha Meta.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!