Meta “pranon”: Do fitoj nga burgu/ Merr “para” amerikanët: I kërkuan Dumanit të më burgosë

schedule15:05 - 17 Prill, 2024

schedule 15:05 - 17 Prill, 2024

“Ta them në sy, je palaco.”

Ilir Meta ngriti tonet edhe më shumë dhe shtoi arsenalin e fyerjeve ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Për herë të parë këto ditë shpërthimi ndaj SPAK, Meta e zbuloi dhe arsyen e vërtetë të sulmit ndaj vetë Dumanit.

“Do të sjellësh ti demokracinë në Shqipëri, injorant, të kanë thënë ty amerikanët e tu të me fusësh mua në burg, kur të duash ti edhe amerikanët e tu, ballafaqohemi këtu dhe në Amerikë.”

Shqetësimi i tij lidhet me cështjen CEZ-DIA, për të cilën ka qenë më parë në SPAK, e është deklaruar i patrembur.

“Ca presim ne që të thuash ti që ke vajtur 20 herë në burg në Fier. Kastriot Ismailit për t’i thënë jep dëshmi kundër Ilir Metës, që të dalësh ti nga burgu e të vi ai këtu. Dumman, teveqel.”

Por historia e Metës me Dumanin duket se sapo ka filluar.

“Ilir Meta edhe nga burgu do ta shpërbëjë atë celulë kriminale që është atje, o palaço.”

Në SPAK kanë hyrë e kanë dalë edhe familjarë, vjehrra e Metës, Fatime Kryemadhi, që kreu i PL-së këtë herë e mori në mbrojtje.

“Çfarë prokurori je ti, gjëmon vjehrrën time ti. Të marresh peng vjehrrën time, familjen time e partinë e Lirisë. Por që t’I shkojë mendja Dumdumanit me lojërat e tij ai me atë cantën që mban ashtu si teveqel, që të marrë PL e t’ia cojë Ramës atë le ta shikojë Dumdumani e kush i del për zot, Dumdumanit”

Por burime pranë ABC News thonë se tashmë një vizitë e policëve të BKH në shtëpinë e Metës, ka shtuar tërbimin e ish-Presidentit.

“Dumdumani, florinjtë e mi, fabrikat e mia, vilat e mia cfarë kam unë, ku i kam të gjitha t’i marri t’i sekuestrojë, t’ia cojë popullit”

Përmendja e fjalëve sekuestrim dhe burg prej tij duket se tashmë ka sqaruar përse ai ka vendosur të veshë rrobat luftarake dhe t’i qëndrojë përballe pa drojë, drejtësisë së re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!