Analisti Arben Meçe ka skanuar lëvizjet dhe qëndrimet e Ilir Metës duke analizuar dhe qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj Metës. Meçe u shpreh se Berisha po e përdor kryetarin e partisë së Lirisë për interesat e tij.
“Meta është në përgatitje të të njëjtit status me Berishën, ai tenton ti bashkëngjitet kauzës së Berishës i një i burgosur politik. Monika mbetet thjesht deputete në PL. PD nuk ka qenë në këtë aktivitet prezente, pra mungoi në Konvente. Por Berisha e mbajti në distancë sepse Metën pavarësisht i intereson që të bashkëngjitet, duke e ditur kush është Meta. Sot Meta është politikani më i papëlqyer. Është vetë Meta ai që po i bashkëngjitet me forcë dhe Berisha është aq mjeshtër sa ta përdorë”, tha Meçe.
Gjithashtu analisti Meçe tha se Meta nuk po bën asgjë tjetër, veçse synon që t’i bashkëngjitet ish-kryeministrit Berisha.
“Ai po tenton të bashkëngjitet te Berisha që të marrë sa të mundet, ky kur të shkojë bashkë me Berishë tek kati i 7 do të dalin të tjerët, lironi liderët tanë. Pra do që të marrë statusin e një personi që është lideri i opozitës dhe që më pas të dalin të tjerët në mbështetje të tyre.”, tha ai.
I ndalur tek akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, Meçe tha se në fjalimin e tij kishte vetëm përsëritje dhe se u shpreh me gjuhë trupi.
“Meta në fjalimin e tij përsëriti veten e vet, faktet ishin të njëjta dhe motivet ishin të njëjta. Shumë njerëz thonin që nuk pati surprizë tek zgjedhja e tij, por nuk pati as tek fjalimi. Ndërsa sa i përket Kryemadhit është një gjë që ka shumë debat dhe duhet të pritet që ne të jemi të qartë se çfarë po ndodh”, nënvizoi ai.
/abcnews.al/