Meta pjesë në homazhet për Finon: Ishte figurë frymëzuese për shumë nga ne në kohë të vështira

schedule12:36 - 29 Mars, 2021

schedule 12:36 - 29 Mars, 2021

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar homazhe në nderim të deputetit dhe ish kryeministrit socialist Bashkim Fino në Pallatin e Kongreseve, që humbi jetën nga Covid këtë të hënë.

Meta në fjalën e tij ka theksuar se Fino ishte dhe do të mbetet një mik i çmuar për të, humbja e tij e parakohshme la një boshllëk të madh për të gjithë kolegët dhe të afërmit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Bashkim Fino ishte një figurë frymëzuese për guximin që ai kishte sidomos në kontributin e vitit më të vështirë ’97.

“Padyshim që Bashkim Fino është një nga miqtë e mi më të mirë dhe do të mbetet për arsye se në një moshë shumë të re u nda. Ishte një figurë frymëzuese kur ishte kryetar bashkie në Gjirokastër në një moshë aq të re. Ajo ishte baza e shumë kandidaturave në atë vit të çmendur për të krijuar një qeveri të pajtimit. Detyrë që ai e bëri në një mënyrë të jashtëzakonshme pasi të gjithë e dinë sesa i ndarë dhe i polarizuar ishte vendi.

Unë kam shumë kujtime të veçanta pasi ishte një përkrahës i të rinjve dhe ishte një figurë tepër sportive, shumë i dhënë pas sportit, edhe kjo na bashkonte. Dhe tjetra, dua të them se ishte shumë njerëzor, shumë bujar dhe zemërgjerë. Ishte tolerant dhe dallonte politikën nga raportet njerëzore. Momenti i sotëm ishte shokues i ndarjes së papritur nga jeta të tij. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për qytetarët e Gjiorokastrës. Ishte figura kryesore e PS në këto 3 dekada”, ka thënë Meta.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!