Meta për fëmijët me sindromën Down: Institucionet të dëgjojnë kërkesat

schedule19:13 - 20 Mars, 2022

schedule 19:13 - 20 Mars, 2022

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është solidarizuar me marshimin e fëmijëve me sindromën Down, që marshuan sot në Tiranë, duke kërkuar më shumë ndërgjegjësim, mbështetje dhe shërbime cilësore.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se nxit Nxis institucionet përgjegjëse shtetërore të dëgjojnë me përulësi kërkesat e tyre të drejta dhe të reflektojnë me përgjegjësi për më shumë solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufishme në përkrahje të fëmijëve me sindromën Down, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirë-integruar

Postimi Metës:

?? Solidarizohem dhe mbështes plotësisht kërkesat e drejta të prindërve dhe edukatorëve të përkushtuar të fëmijëve me sindromën Down, që marshuan sot në Tiranë, për më shumë ndërgjegjësim, mbështetje dhe shërbime cilësore.

Nxis institucionet përgjegjëse shtetërore të dëgjojnë me përulësi kërkesat e tyre të drejta dhe të reflektojnë me përgjegjësi për më shumë solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufishme në përkrahje të fëmijëve me sindromën Down, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirë-integruar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!