Meta për emigracionin: Raporti i “Gallup” këmbanë alarmi

schedule19:16 - 18 Dhjetor, 2018

schedule 19:16 - 18 Dhjetor, 2018

Raporti i “Gallup”, i cili e rënditi vendin tonë të katërtin në botë sa i përket dëshirës së qytetarëve për t’u larguar për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, është një këmbanë alarmi. Gjatë fjalës së tij me rastin e 25-vjetorit të IOM në Shqipëri, kreu i shtetit theksoi nevojën për një analizë të thellë të këtij fenomeni, për të cilin tha se dekurajon zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

“Të dhënat e “Gallupit” të publikuara javën e kaluar kur Shqipëria rënditej në vendin e katërt në botë me prirjen më të lartë për emigrim padyshim që janë shqetësuese. Kjo është këmbanë alarmi që meriton vëmendje maksimale dhe analizë të thelluara mbi shkaqet dhe motivet që i shtyn bashkëqytetarët tanë drejt kësaj vendimmarrje të dhimbshme e dëshpëruese. Ky fenomen përveçse plak dhe dobëson shoqërinë tonë varfëron vendet më të mira profesionale dhe  intelektuale duke dekurajuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Edhe FMN ngriti një shqetësim se Shqipëria ka nevojë për rritje më të lartë ekonomike dhe për investime më shumë në sektorë prioritarë si arsimi dhe shëndetësia për të zbutur prirjen e popullsisë për të emigruar. Le të punojmë të gjithë sëbashku për t’u dhënë më shumë besim, sidomos të rinjve duke krijuar kushte më të mira për arsimim dhe punësim në mënyrë që të shprehin potencialet e tyre të vërteta në vend”, tha Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!