Meta për banorët te Bregu i Lumit: Bashkia e qeveria të zgjidhin konfliktin

schedule19:19 - 9 Prill, 2019

schedule 19:19 - 9 Prill, 2019

Në një reagim për situaten e krijuar me familjet që do t’u shemben shtëpitë tek Bregu i Lumit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet shumë i shqetësuar mbi sjelljen e autoriteteve publike për të ndërhyrë, sipas tij, përtej çdo logjike njerëzore. Presidenti sheh gjithashtu me shqetësim përdorimin e forcave të Policisë së Shtetit për të ndërhyrë në banesa, siç shprehet ai, në mënyrë brutale dhe aspak profesionale.

Presidenti vlerëson se përdorimi i gazit lotsjellës, duke detyruar banorët të dalin nga shtëpitë e tyre, është një akt i papranueshëm.

Kreu i Shtetit shprehet se Qeveria dhe Bashkia Tiranë duhet të tregojnë vullnet për zgjidhjen e këtij konflikti. Banorët kanë kërkuar dëmshpërblim për shtëpitë e tyre dhe, sipas presidentit rezulton se kërkesat e tyre nuk janë trajtuar në themel nga Bashkia Tiranë dhe  nga Qeveria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!