Meta pas udhëzimeve të Këshillit të Evropës: Të parandalohet degradimi i standarteve të qeverisjes

schedule16:22 - 5 Shkurt, 2020

schedule 16:22 - 5 Shkurt, 2020

Presidenti Ilir Meta këtë të mërkurë ka reaguar pasi Këshilli i Evropës miratoi udhëzimet ndaj qeverive si të mirëmbajnë ekuilibrat e demokracisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se ky është një angazhim të cilin duhet që ta mbështesim të gjithë.

Një angazhim që duhet mbështetur nga të gjithë që të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të qeverisjes dhe shtetit të së drejtës”, shkruan Presidenti.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2786733101372945

Këshilli i Evropës në takimin e kësaj të mërkure ka miratuar një listë që synon të sigurojë se fituesit e zgjedhjeve mbështesin praktikat demokratike. Kjo është një listë e përpiluar nga Komisioni i Venecias, grupi i ekspertëve i Këshillit të Evropës u jep udhëzime qeverive se si të mbajnë ekuilibrat e demokracisë, pavarësisht se çfarë lloj sistemi përdor ai vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!