Meta optimist për zgjedhjet lokale: Opozita të jetë sa më bashkuar

schedule12:40 - 7 Tetor, 2022

schedule 12:40 - 7 Tetor, 2022

Teksa foli për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se opozita duhet të jetë sa më e bashkuar.

Në fjalimin e tij në konferencën me gazetarët, Meta tha se është optimist se situata do të përmirësohet falë aksionit të përbashkët të opozitës.

Lexo edhe: Meta mesazh për Ramën: Sakrifica që duhet të bësh, të vjedhësh më pak

“ Opozita duhet të jetë sa më e bashkuar dhe sa më e sinkronizuar. Investimi më i madh i Edi Ramës korruptimi dhe përçarja e opozitës. Unë jam tërësisht optimist se situata do të vijë dhe do të përmirësohet falë aksionit tonë të përbashkët dhe në këtë drejtim përveç reagimit, protestave dhe mbështetjes së tyre. Të mos harrojmë në pak muaj do të kemi zgjedhje vendore. Ky është një moment pozitiv pasi do të vendoset pluralizmi politik. Sot kontrollohet çdo gjë nga një parti e vetme dhe qytetarët janë lënë në mëshirën e kryetarëve monistë. Partia e Lirisë ka detyrën për të kontribuuar në fitoren e opozitës por dhe për t’i kthyer Këshillat Bashkiakë në parlamente të qyteteve
Duhet të shkatërrojmë këtë sekt, i cili është një sekt shkatërrimtar për vendin dhe kërkon të vrasë besimin e qytetarëve që ky është vendi i tyre dhe që ata janë zot për fatet e tyre. Duhet të kuptojmë rëndësinë e shpejtësisë dhe koordinimit në punën tonë e cila kërkon ritme me të larta se deri më tani”, tha Meta./abcnews.al/