Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e qytetarëve ndaj rritjes së çmimeve në vendin tonë.
Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar pamje nga turma dhe ka bërë thirrje për lirimin e të arrestuarve.
Kreu i shtetit ndër të tjera në reagimin e tij shkruan se populli meriton përulësi nga klasa politike.
“Ky është populli ynë i jashtëzakonshëm, që meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike!
Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike!” , shkruan Meta./abcnews.al

