Meta nxjerr renditjen e Shqipërisë në kërkesat për azil: Të mos devijohet nga “5 qershori”

schedule14:02 - 23 Shtator, 2020

schedule 14:02 - 23 Shtator, 2020

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një raport për kërkesat për azil e cila  e rendit Shqipërinë krah vendeve afgane. Meta thotë Shqipëria nuk e meriton të renditet mes këtyre vendeve. Ai shprehet se duhet të marrë fund drejtimi i gabuar i autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët.

Sipas tij hapi i parë për rikthimin në drejtimin e duhur është respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit pa devijuar prej saj me asnjë milimetër. Kreu i shtetit shkruan se sovraniteti në duart e popullit mund të kthehet me hapjen 100% të listave dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE.

“Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!
Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.

Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër. Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!”, shkruan Meta./mv. abcnews.al