Meta nisi procedurat për zgjedhje të pjesshme vendore, Bardhi: PD është gati

schedule18:40 - 15 Janar, 2022

schedule 18:40 - 15 Janar, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se PD do të marrë pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në bashkitë që janë ende pa kryetar.

Ai tha se nëse anëtarët e pezulluar apo përjashtuar do të bëjnë diçka që dëmton interesin elektoral të PD, do të marrin përgjigjen e merituar.

Dje presidenti Ilir Meta tha se ka nisur procedurat për shpalljen e datës së zgjedhjeve vendore në ato bashki që nuk ka kryetar.

Lexo edhe: Meta drejt shpalljes së datës së zgjedhjeve, cilat janë bashkitë pa kryetar, nga Shkodra te Durrësi

Pjesë e diskutimit:

E dëgjuat bashkëbisedimin e Edi Ramës me demokratët?

Bardhi: Edi Rama duhet të ketë parasysh një gjë, që secili prej nesh demokratëve janë të bashkuar ndaj regjimit të tij. E kemi treguar këtë.

A do të marrë PD pjesë në zgjedhjet vendore?

Bardhi: PD do të marrë pjesë në zgjedhje. Nëse ato anëtarë që janë përjashtuar apo pezulluar nga PD kanë pasur si qëllim pikërisht këtë për të dëmtuar interesin elektoral të PD, do të marrin përgjigjen e merituar./BW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!