Presidenti Ilir Meta ka folur me rezerva për propozimin e ndryshimit të kufijve mes Serbisë e Kosovës. Qëndrimin kreu i shtetit e mbajti gjatë një fjalimi në universitetin Xhon Hopkins në Uashington. Ai tha se një marrëveshje e tillë shkon kundër realitetit të sotëm të Kosovës, ndërsa solli si shembull marrëveshjen e Prespës që u rrëzua në referendumin në Maqedoni.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur rezerva për idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë si pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënies mes dy vendeve, në kuadër të dialogut që po mbahet në Bruksel. Gjatë një fjalimi në universitetin Xhon Hopkins në Uashington, kreu i shtetit tha se me shpalljen e pavarësisë, njohjen nga shumë vende të botës, antarësimin e saj në organizata ndërkombëtare e procesin e stabilizim-asociimit me Bashkimin Europian, Kosova ka një realitet të qartë që nuk mund të ndryshohet me dialogun Thaçi-Vuçiç.
Ilir Meta: “Qëllimi i këtij dialogu ishte të lehtësonte normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, në përputhje dhe i mbështetur në këtë realitet; jo për ta zhbërëdhe as për ta ndryshuar atë. Do të ishte e paimagjinueshme që ky dialog të prodhonte një marrëveshje, e cilado të ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike, duke shkuar kundër të gjithë konceptit të BE-së, ashtu siç e njohim ne”.
Hapja e një debati të tillë, sipas presidentit, me paralajmërimet e SHBA e BE rreth përfshirjes së aktorëve të tretë për të ndikuar stabilitetin e sigurinë në rajon, e bëjnë edhe më alarmues tha kreu i shtetit. Meta tha se marrëveshjet janë më të vështira për t”u zbatuar, e për këtë solli shembullin e marrëveshjen mes Greqisë e Maqedonisë për cështjen e emrit
Ilir Meta: Rezultati i referendumit në Maqedoni duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi duke na rikujtuar se edhe marrëveshjet më të mira të mundshme e me mbështetje të qartë dhe të gjerëndërkombëtare, nuk janë edhe aq të lehta për t’u zbatuar në një kontekst të ndërlikuar. Shpresoj se edhe kjo marrëveshje do të gjejë rrugën e saj në Parlamentin maqedonas dhe dot’i hapë Maqedonisë dyert për në NATO dhe BE.
Presidenti Meta tha se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i të gjitha vendeve të rajonit është rruga e duhur për t”i dhënë shpresë qytetarëve të këtyre vendeve e sidomos të rinjve për të ardhmen./abcnews.al