Meta nga Saranda: Hiqni dorë nga ëndrrat për manipulime, populli shqiptar do demokracinë

schedule15:06 - 13 Shkurt, 2021

schedule 15:06 - 13 Shkurt, 2021

Presidenti Ilir Meta, në një komunikim për mediat u shpreh se Saranda i ka të gjitha potencialet për të zhvilluar turizmin.

Sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti tha se populli shqiptar me forcën që ka dhe me të drejtën e votës do të vendosë për Shqipërinë, ndërsa shtoi: “Qytetarët t’i ndëshkojnë me votë të gjithë ata që përpiqen të blejnë vota. Ne jemi popull që meriton demokraci. Nëse do të ketë tentativa për manipulim, Presidenti jua ka bërë të qartë që të heqin dorë nga këto ëndrra”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij Meta u ndal edhe tek çështja e detit për të cilën tha se ka qenë gjithmonë për zgjidhje të drejtë dhe Kushtetuese.

Ashtu siç edhe më herët është shprehur edhe në këtë komunikim Meta tha se nga ana e kryeministrit nuk ka pasat transparencë siç e meriton kjo çështje.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë në mënyrë transparente”, tha Meta.

Më tej Meta tha se nëse do të ketë përkushtimin duhur në Sarandë do të përmirësohen ndjeshëm ofertat turistike për këtë qytet.

 

/abcnews.al/