Presidenti Ilir Meta këtë të hënë nga Vlora i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili në një deklaratë ka theksuar se “presidenti ka ikur nga trutë” dhe e ka akuzuar se ai po bën fushatë natën nëpër qytete.
Meta në fjalën e tij ka deklaruar se këto janë gënjeshtra të sajuara nga zyra e kryeoligarkut, dhe thekson se ai në Vlorë dhe në Selenicë ka qenë në mes të ditës dhe jo natën.
LEXO EDHE: Meta sfidon PS-në: I gatshëm të shkoj në Selenicë me përfaqësues të qeverisë, për të vërtetën
Ndër të tjera ai ka theksuar se askush nuk do ta ndalojë atë që të jetë pranë qytetarëve dhe kërkesave të tyre.
“Meqë më tha që shkoj fshehurazi në Vlorë, thash të shkoj njëherë ditën me diell. Këtu keni një shkrim të sotëm të Gazeta Temës, Ilir Meta takime të fshehta për të nxjerr LSI nga llumi në Vlorë, e cila pretendon se Meta ka qenë fshehurazi në Vlorë për të kërkuar vota për LSI, por këtu keni të njëjtën foto të takimit të Selenicës takim i kërkuar prej tyre për rrugën që janë mashtruar. Ju si gazetarë profesionistë që jeni dhe të pa kapur që jeni po u lë foton dhe shkoni verifikoni. Ajo që më ka habitur ishte deklarata e kryeministrit se Presidenti ka iku nga trutë.
Shkoni verifikoni foton dhe për të raportuar të vërtetën mbi këtë fushatë mashtrimi të orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë me qëllim që të përjetësojë, një sistem të gënjeshtër në të gjithë vendin. I them atij dhe të gjithë të tjetër se sa herë të më përmendi nga Vlora, përgjigjen do të vijë ta jap këtu, pasi Vlora e meriton të mos jetojë më me gënjeshtra por të jetojë më dinjitetin që i takon. Ata kërkojnë të mashtrojnë popullin me një asfalt elektoral . Ju e dini se presidenti ka vajtur në mes të ditës më banorët në Orikum për shkak të grabitjes që i bëheshin pronave të tyre”, ka thënë Meta.e.su./abcnews.al