Meta sfidon PS-në: I gatshëm të shkoj në Selenicë me përfaqësues të qeverisë, për të vërtetën

schedule16:24 - 22 Shkurt, 2021

schedule 16:24 - 22 Shkurt, 2021

Presidenti Ilir Meta në një komunikim me gazetarët në qytetin bregdetar të Vlorës është shprehur se shqiptarët me 25 prill duhet të votojnë dhe të dinë rëndësinë e votës së tyre.

Meta ndër të tjera ka theksuar se ai është në krahë të qytetarëve dhe askush nuk do ta ndalë atë që të jetë pranë qytetarëve dhe kërkesave të tyre.

“Lidhur me çështjen e Selenicës; ka pasur një pretendim që ka mbërritur dhe tek unë. E vërteta është që janë mashtruar shumë rëndë. Jam gati për të shkuar edhe me përfaqësuesit e qeverisë. Edhe në Radhimë jam gati të shkojmë. S’kam asnjë problem, jam gati dhe shumë bashkëpunues. Sa i takon çështjes së jam zgjedhur nga LSI-ja, është gënjeshtër sepse jam zgjedhur nga vetë Edi Rama. Ai ka thënë askush më mirë se Meta nuk i mbron interesat e opozitës. Unë midis demokracisë dhe pushtetit, do zgjedh gjithmonë demokracinë.

Tani me pasaporta, karta dhe shpata, shqiptarët do të shkojnë për të votuar. Kushdo që përpiqet t’i demoralizojë të lidhë kokën me peshqir. Shqipëria do të ngrihet në këmbë. Të gjithë e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota. E kanë kuptuar se vota është e drejta e tyre, se e kanë nënvlerësuar deri më tani. Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar.

 E vërteta tjetër është se ne jemi takuar bashkë dhe në mes të ditës dhe kemi zhvilluar dhe konferenca për shtyp, pse duhet që të krijohet një mashtrim i tillë, pse duhet të ketë frikë Meta nga populli i Vlorës, se ju ka marrë ndonjë tokë jo. A e dini ju se sa drejtues hipotekash janë ndërruar në Vlorë, hajdeni me  mua e ikim në Dhërmi që të takojmë pronarët real ë pronave., Presidenti është në mbrojtje të qyetarëve dhe jo oligarkëve. Ne e kemi të qartë tashmë se presidenti është armik i oligarkisë, dhe i fton qytetarët që ta kuptojnë se oligarkia është armiku i tyre që kontrollojnë mediat e gënjeshtra dhe kërkojnë që të bëjnë një shpëlarje truri për shqiptarët”, ka thënë Meta.e.su./abcnews.al