Presidenti i Repubblikës Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është takuar me Mike Pompeo.
Kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook, shkruan se ndihet krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë.
Meta ka marrë pjesë në fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2788920577820864
Postimi i Plotë:
Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C.
Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Broënback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare.
Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!/abcnews.al