Meta në pranga/ Laert Vasili: U vërtetua edhe njëherë që SPAK nuk drejtohet nga Shqipëria

schedule21:46 - 21 Tetor, 2024

schedule 21:46 - 21 Tetor, 2024

Polemisti Laert Vasili në emisionin “360 Gradë” në ABC News foli për arrestimin e Ilir Meta.

Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash. Gjatë fjalës së tij Laert Vasili u ndal edhe tek mënyra se si u arrestua ish-presidenti Meta.

Ndërsa të tjera nënvizoi se arrestimi i tregoi edhe njëherë që SPAK nuk drejtohet nga Shqipëria.

“U vërtetua edhe njëherë që SPAK nuk drejtohet nga Shqipëria. Sa të sigurt jeni që ishin  shqiptarë ata që e arrestuan Ilir metën? Nuk mbroj askënd dhe drejtësia është mbi të gjithë. Por që ky popull nuk e meriton demokracinë nuk e meriton. Por deklarata e SPAK që do ikin gjithë politikanë  e korruptuar, por kush do të vijë? Tani bëjnë ca parti…”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!