Meta në Kavajë: Incidenti i organizuar nga shtabi elektoral, s’do derdhet më gjak për llogari të Rilindjes

schedule00:17 - 20 Prill, 2021

schedule 00:17 - 20 Prill, 2021

Presidenti Ilir Meta ka vizituar në spitalin e Durrësit sekretarin e degës së PD Kavajë, Bledar Okshtuni i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme. Meta deklaroi se kjo që ka ndodhur sot në Kavajë është ngjarja e fundit kriminale ku derdhet gjak për llogari të rilindjes. Ai u shpreh Shqipëria do e thotë fjalën e saj duke kërkuar barazi para ligjit, ndërsa shtoi se çdo mosveprim i drejtësisë e ngarkon me përgjegjësi të rëndë të situatës.

“Para përgjegjësisë jo vetëm autorin. Është i organizuar nga shtabi elektoral në Kavajë. Ajo që ka ndodhur sot në Kavajë do jetë ngjarja e fundit kriminale kur derdhet gjak për llogari të rilindjes. Historia e zgjedhjeve të Shijakut dhe Dibrës ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. Duhet të reflektojnë të gjithë para se të jetë vonë sepse Shqipëria do e thotë fjalën e saj me qetësi dhe vendosmëri.

Të gjithë duhet ta kuptojnë se është moment historik për vendin dhe ngjarje të tilla do të rrënonim imazhin e vendit tonë në planin ndërkombëtar që edhe kështu si është është copë copë. Të gjithë duhet të respektojnë kodin zgjedhor dhe t’u bëjnë apel përkrahësve të tyre për të mos u përfshirë në krime zgjedhore. Jemi në një moment kur çdo përpjekje për të përshkallëzuar dhunën mund të rezultojë në fatale për ata që e frymëzojnë atë.

Rendi kushtetutës do vendoset më 25 Prillit. Regjimi i patronazhit ka cofur njëherë e përgjithmonë. Barazi para ligjit garanton vetëm vota e barabartë dhe ata që kanë frikë nga ajo, kanë frikë nga drejtësia që e kanë kapur prej fyti. Ju falënderoj, ju uroj të shtruarve këtu shërim të shpejtë ndërsa Bledari të dalë sa më shpejt. Çdo mosveprimi i drejtësisë i ngarkon me përgjegjësi të rëndë të mundshëm të situatës që nuk e dëshirojmë”, u shpreh presidenti./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!