“Meta, në hapësirën VIP te “313”, eksperti Softa shpjegon procedurën: Kush mund të ketë kontakte me ish-Presidentin!

schedule20:42 - 24 Tetor, 2024

schedule 20:42 - 24 Tetor, 2024

Eksperti Fatjon Softa në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa foli për arrestimin e Ilir Metës, shpjegoi edhe mënyrë se si funksionojnë procedurat e një rasti të tillë dhe se me kë mund të takohet.

Gjithashtu ai komentoi edhe momentin e arrestimit të Metës, pasi pati shumë reagimi lidhur me mënyrën se si u arrestua disa prej të cilëve e konsideruan “rrëmbim”, Softa tha se në një situatë të tillë është e paqartë, por duke njohur figurën e Metës, shtoi ai,- mund të ketë kundërshtuar policët duke i detyruar të ndërhyjnë për ta arrestuar.

“Ne nuk dimë çfarë ka ndodhur në mënyrë komunikimit. Mund ti kenë thënë që ka ardhur arresti dhe në pamundësi për tu përgjigjur ka pasur reagim nga ana e tij dhe janë detyruar të reagojnë. Por e kundërta mund të ketë ndodhur. Prandaj them që duhen kamera trupore. Është shumë normale që disa të jetën veshur me kapuç. Por unë mendoj se nuk mund t’i kenë lënë pa filmuar.”, u shpreh Softa.

Gjithashtu Softa shpjegoi edhe se si përcaktohet se me kë do të ketë kontakte.

Mentor Nazarko: Mbipopullim të burgjeve kuptohet sikur qëndron në një seksion të veçantë. Mos vallë është ndërtuar ndonjë seksion i veçantë për këta? Dhe kush e përcakton se kush e takon një të dënuar të tillë, nëse është në kodin e procedurës penale që duhet të takojë vetëm avokatin dhe një familjar? Kush e përcakton se cili takohet me zotin Meta në këtë fazë?

Fatjon Softa: Masa e sigurisë me burg ndërkohë që ka hetim ka një përcaktim se kush do të ketë kontakte me të. Janë familjarët e ngushtë, bashkëshortja e fëmijë, të tjerë nuk kanë mundësi të ketë kontakte për aq kohë sa çështja është në hetim. Po flasim për persona që janë me një status të tillë, edhe burgje kanë vende ambiente që mbahen të rezervuara për persona të veçantë. Siguria në burgje nuk është e atij niveli që të themi kemi një nivel sigurie…

/abcnews.al/