EMRAT/ Meta: Në Durrës ka tri banda që blejne vota dhe terrorizojnë qytetarët

schedule11:06 - 22 Prill, 2021

schedule 11:06 - 22 Prill, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për incidentet e ndodhura pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai gjithashtu thotë se tashmë Durrësi ka tre banda që ushtrojnë presion mbi qytetarët për zgjedhjet, ndërsa i bën apel edhe ndërkombëtarëve që të dëgjojnë thirrjet e tij.

Lexo edhe: Takon subjekte të OFL-së me kapuç? Meta: Harron Rama se unë jam poliagjent

Ndërsa ka publikuar edhe pamje, Meta tregon se si blihen votat.

“E di i gjithë populli i Durrësit përse ka tension atje. Në Durrës ka tre banda që bëjnë presion mbi qytetarët. Dy banda të Vangjush Dako. Kemi Ardian Çelën e OSSHE. I treti që duhet të kishte qenë në burg është Lefter Koka me djalin e tij dhe bandat që terrorizojnë vajzat e gratë dhe të gjithë njerëzit e ndershëm”, tha Meta.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!