Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.
Kjo dekoratë vjen në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
“Të dashur miq,
Kam kënaqësinë të ndaj me ju vendimin tim për të nderuar, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.
Gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë!”, thuhet në njoftim./abcnews.al