Meta: Mezi pres të rikthehem në mandatin e dytë të Presidentit të Republikës

schedule19:46 - 25 Korrik, 2022

schedule 19:46 - 25 Korrik, 2022

Ish-Presidenti i republikës, Ilir Meta, u bë pjesë e Konventës së LSI-së ditën e hënë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve Meta tha se në këto 5 vite kreu me sukses pozicionin që kishte në presidencë.

Ai theksoi se nga sot do të luftojë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Ndërsa u shpreh se mezi pret që të rikthehet në presidencë për një mandat të dytë. Por sipas tij kjo do të ndodhë pas 25 vitesh.

Dje siç kisha bërë premtimin publik dorëzova sipas Kushtetutës dhe afatit kushtetues, detyrën e më të lartë të në këtë shtet atë të Presidentit të republikës. Përfundova mandatin e parë si president, dhe në këtë mënyrë pata dhe eksperiencën e të provuarit të 3 pozicioneve më të larta në këtë shtet. Të kryeministrit në moshën 30-vjeçare, të kryetarit të parlamentit dhe të presidentit.

Dikush më pyeti nga këto të treja ku je ndier më mirë, padiskutim në detyrën e Presidentit të republikës së Shqipërisë, mezi pres të rikthehem pas 25 vitesh për të përmbushur mandatin e dytë”, u shpreh Meta.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!