Meta me kongresmenin McCaul: Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, prioritet absolut

schedule18:36 - 8 Shkurt, 2020

schedule 18:36 - 8 Shkurt, 2020

Presindeti i vendit, Ilir Meta gjatë vizitës disaditore që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka patur një takim me kongresmenin republikan, Michael McCaul i cili është dhe bashkëkryetar i Komisionit të Jashtëm.

Përmes një postimi në facebook, Meta thekson se ka biseduar me McCaul për bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe fokusimin tek lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Statusi i Metës

Kënaqësi të ritakohesha me Bashkëkryetarin Republikan të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Michael McCaul.
Mbështetja bipartizane në Kongres mbetet kyç për forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe konsolidimin e arritjeve pozitive në rajon, si pjesë e hapësirës dhe vlerave euroatlantike.

Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një prioritet absolut, ndërsa duhet shtuar bashkëpunimi ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri dhe rajon. /abcnews.al

Lexo edhe: Meta takim me Këshillin i Ambasadorëve: Shqipëria beson në angazhimin e SHBA-ve në Ballkan

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!