Meta, me dashuri dhe… kritikë/ Komenton Namazgjanë: Turqia larg duart nga punët tona!

schedule18:24 - 11 Tetor, 2024

schedule 18:24 - 11 Tetor, 2024

Pasi takimet kanë përfunduar dhe Xhamia e Madhe e Namazgjasë është e hapur për besimtarët myslimanë, Ilir Meta ka përshëndetur vizitën shtetërore të Presidentit turk Rexhep Tayp Erdogan, në Tiranë, të enjten.

Për kreun e PL-ës, marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është shumë e rëndësishme dhe duhet të vijojë në respektim të traditës historike, të dy vendeve por edhe në kuadër më të gjerë bashkëpunimi.

“Ato duhet të ndërtohen nga detyrimet e përbashkëta si anëtarë të NATO-s dhe njëkohësisht edhe nga vlerat europiane, mbi të cilat u themelua Turiqa Ataturkut, Presidentit të përjetshëm të Turqisë”, tha Meta.

Meta tregohet i kujdesshëm, që të mos tingëllojë si akuzë kur flet për bazën mbi të cilat do të duhet të zhvillohen më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Është e rëndësishme që ato të bazohen tek respekti reciprok mes dy të vendeve dhe të udhëhiqen nga parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të dy vendeve”, shtoi ai.

Të enjten, Presidenti turk qëndroi në Tiranë për rreth 8 orë, me takime zyrtare me Presidentin Begaj, kryeministrin Rama. U nënshkruan disa marrëveshje në fusha të ndryshime dhe vizita kulmoi pasdite, kur Xhamia e Madhe, në qendër të kryeqytetit u hap, pas një pritjeje 100-vjeçare.

/abcnews.al/