Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi se rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme.
Në një reagim në rrjetin social “Facebook” Meta shkruan se mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli.
Gjithashtu ai shprehet se në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë një referendum mbarëkombëtar që do të rrëzojë sistemin që sipas tij po synon t’i kthejë qytetarët të pambrojtur.
Statusi:
Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë qytetarët shqiptarë në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur.
Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme.
KUSHTETUTA mbi të gjitha.
MBI KUSHTETUTËN VETËM POPULLI.

/abcnews.al/


