Bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit? Meta: Më 1 shtator do të padis Autoritetin e Sigurimit të Dosjeve

schedule13:14 - 22 Gusht, 2022

schedule 13:14 - 22 Gusht, 2022

Kryetari i “Partisë së Lirisë” Ilir Meta ka paralajmëruar se më datë 1 shtator do të padisë Autoritetin e Dosjeve për për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

“Autoriteti i Dosjeve do të paditet për nxjerrje të sekreteve shtetërore, për falsifikime të qëllimshme të qytetarit. Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit organik të dosjeve te sigurimit të shtetit.  Për manipulim për qëllim shantazhi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së F.T. nga Sigurimi, nuk ka ekzistuar asnjë dosje për mua dhe kot bëhen qesharakë kur duhet të merren me inceneratorë, dhe merren nëse kam ndryshuar apo jo gjeneralitetet.

Është e qartë siç është edhe qytetari F.T., për falsifikimet në dosjet e tij, për të cilat ka marrë edhe rrugën ligjore, është çështje me të cilën do të njiheni edhe ju kur të bëhet kallëzimi penal siç kanë funksionuar ata si grup i strukturuar kriminal, për të përfshirë pres e republikës.. Këto përralla dhe lojëra nuk funksionojnë me Ilir Metën. Autoriteti Dosjeve po përdoret në mënyrë kriminale. Po cënohet privatësia e një qytetari për interes të Edi Ramës “, tha sot Meta në një komunikim për mediet.

Lexo edhe: Meta: Rama urdhëroi falsifikimin e dosjes për mua kur isha president, e shikoj të rënë

Gjatë muajit korrik dolën shumë aludime që donin që ish-Presidenti Ilir Meta të ketë qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Aludimet qarkulluan pasi sipas Autoriteteit të Dosjeve, një politikan me iniciale I.M ka qenë pjesë e dosjeve të ish-Sigurimi të Shtetit në kohën e komunizmit. Autoriteti i Dosjeve përmes një postimi dha informacion se politikani i nivelit të lartë I.M. është pjesë e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Pas spekulimeve se ish-presidenti Ilir Meta është politikani me inicialet I.M që ka rezultuar pjesë e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit, institucioni theksoi se të gjithë të interesuarit duhet të të ndjekin rrugën ligjore për informim mbi këtë çështje, duke shtuar se të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur.

Ilir Meta  ka mohuar vazhdimisht pretendimet se ai është politikani me inicialet I.M që ka rezultuar pjesë e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!