Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta mbyll Mbrojtjen/ Pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin

schedule18:52 - 19 Shkurt, 2026

schedule 18:52 - 19 Shkurt, 2026

Ish-Presidenti Ilir Meta, ka përfunduar parashtrimet mbrojtëse, në seancën paraprake në ngarkim të tij, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë të pandehur në të njëjtën çështje.

Avokati I Metës, pas daljes nga Gjykata e Posacme, tregoj edhe qëndrimet që kanë mbajtur si kundërpërgjigje për akuzat e ngritura nga SPAK.

Ndërkohë vetë Ilir Meta, në nisje të mbrojtjes së tij, u është drejtuar togave të zeza me fjalët se I përket “2 Marsit”, duke kujtuar një protestë që ai zhvilloi më 1 mars të vitit 2020.



“Unë i përkas vetëm 2 marsit të Kushtetutës. Në këto seanca ka pasur një pamflet politik nga organi i akuzës, pa asnjë lloj arkitekture juridike dhe ligjore, por të bazuar vetëm mbi gënjeshtra dhe falsifikime.”

Më tej Meta, në sallën e gjyqit u ndal edhe tek mbajtja e tij në burg, pavarëisht se të tre shkallët e gjyqësorit I kanë rrëzuar kërkesat e tij të mëparshme për lirmin nga qelia.

“Paraburgimi nuk është përdorur si mjet hetimi, por vetëm si mjet persekutimi politik dhe njerëzor ndaj meje.”

Duke mohuar, akuzat e ngritura nga SPAK, Ilir Meta, kërkoi që të shpallen të pavlefshme, letërporositë e nisura nga SHBA për Lobimin e LSI, ndërsa kundërshtoi edhe akuzat për Cez Dia dhe hetimin pasuror.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash e mosdeklarim pasurie, për cështjen e aferëz Cez DIA, Lobimin e LSI në SHBA, dhe Pastrimi të Parave.  Ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!