“Meta mbyll jetën në burg”, avokati Beqiri: Sali Berisha ka urdhëruar vrasjen e Fatmir Xhindit

schedule23:56 - 24 Tetor, 2024

schedule 23:56 - 24 Tetor, 2024

TIRANË- Avokati i njohur Idajet Beqiri, tha në “Ora e Fundit” se Sali Berisha ka urdhëruar vrasjen e ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi. Ai theksoi se të gjithë personat, të cilët kanë pasur dijeni për veprimtarinë e tij të paligjshme, një pjesë e tyre janë eliminuar.

“Atë gjithë që kishin dijeni për veprat e tij, një pjesë e mirë e tyre, nuk ekzistojnë. Ai I ka eliminuar edhe me armë. Ai beson se shqiptarët do t’ia falin gjakun e bijve që ka marrë.  Sali Berisha është vrasës i Fatmir Xhindit, nuk është se e ka bërë vetë, por ka urdhëruar vrasjen e tij. Sali Berisha e ka pas rrëzës se veshit dhe për vrasjet e Haklajve. Ilir Kunushevcin e ka vrarë Sali Berisha. Ka marrë urdhër nga Serbia dhe i kishte dhënë fjalën Sllobodan Milloshovicit dhe Arkanit, që nuk do linte këmbë arme që të futej nga Shqipëria në Kosovë”, tha ai.

Sa i takon Ilir Metës, avokati tha se ai do ta mbyllë jetën në burg pasi ka konsumuar shkelje të shumta.

“Jeta e Ilir Metës mbyllet në burg. Ai frikën më të madhe e ka nga bashkëpunëtorët që ka patur. Ilir Meta shkoi në Kosovë, që të arratisej dhe të ikte në Hungari”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!