Meta luan futboll me talentet e “Flamurtarit”: Pas 25 prillit, rinia vlonjate do shpartallojë ekipin e bandave

schedule10:05 - 22 Prill, 2021

schedule 10:05 - 22 Prill, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ditën e sotme ka marrë pjesë në stërvitjen e talenteve të rinj të ekipit “Vlora B”.

“Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, me të ardhmen premtuese të “Flamurtarit” dhe Ekipit Kombëtar, ku mjeshtrat e vegjël të ekipit “Vlora B” dhe trajneri i tyre i përkushtuar Bardhyl Xhakollari më ftuan për një miqësore”, shkruan Meta në rrjetin social “Facebook”.

Meta gjithashtu është ndalur tek zgjedhjet e 25 prillit, duke u shprehur se pas zgjedhje do të ritkhehet sërish në këtë fushë me talentet e vegjël, kur rinia vlonjate sipas presidentit, të mundë “horrat e Rilindjes”.

“U premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë”, thotë me tej Meta.

Reagimi i plotë:

Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, me të ardhmen premtuese të “Flamurtarit” dhe Ekipit Kombëtar, ku mjeshtrat e vegjël të ekipit “Vlora B” dhe trajneri i tyre i përkushtuar Bardhyl Xhakollari më ftuan për një miqësore.

U premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!