Meta: Liria e medias është përkeqësuar, pas shume viteve gazetarët i janë rikthyer protestave

schedule10:43 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 10:43 - 20 Dhjetor, 2019

Në një linjë me avokaten e popullit Erinda Ballanca  ka qenë Presidenti i republikës në fjalën e mbajtur në këtë konferencë. Sinjale të forta dha Presidenti në lidhje edhe me “paketën antishpifje”.

Sipas presidentit liria e medias në vend është përkeqësuar dhe se gazetarët i janë rikthyer protestave pas shumë kohësh. Po ashtu presidenti theksoi se OSBE ODIHR në raportin paraprak të disa muajve më parë theksoi se disa media të mëdha përdorin platforma lobuese për ti shërbyer pronarëve të tyre duke vënë në pikëpyetje pavarësinë editoriale.

“Media si zëdhënëse e opinionit publik e bën pushtetin shtetërorë prekshëm për njerëzit por edhe më të kontrollueshëm  dhe më transparent, shkëmbimi i ideve në komunikimin e lirë janë më efikase më llogaridhënëse dhe më pranë qytetarëve. Fatkeqësisht liria e medias në vendin tonë është përkeqësuar, mjedisi dhe kushtet e punës së gazetarëve gjithashtu. Pas shumë viteve gazetarët i janë rikthyer protestave për lirinë e shprehjes. Shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen ndërsa disa pronarë dhe drejtues medisash e kanë asgjësuar postin e kryeredaktorit të lajmeve se e bëjnë vetë. Raportet ndërkombëtare të organizatave globale kanë deklaruar se në Autoritetet shqiptare nuk po përmbushin detyrimet ndaj ligjit vendas shqipëri për të garantuar lirinë e shprehjes dhe medias duke theksuar se ka patur një përkeqësim në kushtet e punës dhe të aksesit në informacion të gazetarëve. Raporti paraprak i OSBE ODIHR  vuri në dukje se media të mëdha u shërbejnë me platforma lobuese pronarëve të tyre duke vënë shumë pikëpyetje në pavarësinë e tyre editoriale. Të gjitha këto janë këmbana të forta alarmi për gjendjen shqetësuese në të cilat ndodhet liria e medias në Shqipëri“, tha Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!