Presidenti i Republikës i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve informacion zyrtar lidhur me numrin e deputetëve dhe listën e tyre emërore. Zëra brenda opozitës kanë kërkuar shpërndarjen e parlamentit, që ka më pak se 140 deputetë.
Pasi u betua edhe deputeti i fundit në seancën parlamentare të së enjtes, Presidenti i Republikës kërkon të informohet mbi numrin e saktë të të zgjedhurve të popullit.
“Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi?”
Kërkon informacion të saktë institucioni i presidencës edhe mbi listën emërore të deputetëve .
“Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt, si dhe listën emërore të deputetëve aktualë në shkallë vendi”.
Përpara këtij interesimi të kryetarit të shtetit zëra brenda opozitës kanë kërkuar shpërndarjen e parlamentit pasi në të nuk ulen 140 deputetë.
Aktualisht kuvendit ka vetëm 17 vakanca të cilat nuk u plotësuan dot nga listat shumë-emërore të Partisë Demokratike./ABC News Albania 24/7